Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, ka ripërsëritur se Budapesti nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, dhe se do të vazhdojë të blejë energjinë elektrike nga Rusia.

Shefi i diplomacisë hungareze gjatë një bisede me CNN, ka mbrojtur vendimin e kreut të qeverisë hungareze Viktor Orban, për të vazhduar me blerjen e energjisë elektrike nga Rusia dhe mosdërgimin e armëve në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Szijjarto tha se tentimi për ta ndërruar furnizuesin e energjisë elektrike me dikë tjetër, “do të nënkuptonte që shpenzimet e luftës t’i kalojnë në llogari popullit hungarez”.

Modelja dhe snajpersitja braziliane me përvojë nga lufta e Irakut, humb jetën nga granatimet Kharkiv Modelja dhe snajpersitja braziliane me përvojë nga lufta e Irakut, humb jetën nga granatimet Kharkiv

Sa i përket vendimit të qeverisë hungareze që të mos dërgojë armë në Ukrainë, ministri tha se Hungaria “nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë sulm rus, mbi 150 mijë hungarezët që jetojnë në pjesën perëndimore të Ukrainës”.

“Për ne qëllimi kryesor është që në çfarëdo mënyre të mos përfshihemi në këtë luftë”, shtoi Szijjartoo.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, vazhdimisht po i bën thirrje vendeve perëndimore, që t’i dërgojnë sa më shumë armë Ukrainës që të mbrohet nga agresioni rus. /Telegrafi/