LAJMI I FUNDIT:

Orari i ri i lëvizjes, policia arrestoi vetëm tre persona

Orari i ri i lëvizjes, policia arrestoi vetëm tre persona

Gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në fuqi masat e reja për lëvizjen e qytetarëve shkaku i pandemisë COVID-19.  Ndryshimi i orarit të lëvizjes ka bërë që edhe numri i personave të arrestuar të jetë më i vogël.

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar vetëm tre persona të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.


Një person u arrestua në Gjilan, një në Gjakovë dhe tjetri në Mitrovicë.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Gjilan 27.05.2020-15:500. Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk iu është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku i njëjti ka rezultuar pozitiv në test. Pas verifikimit nga njësiti policor me datë 27.05.2020, është vërtetuar se i njëjti nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim.

Rahovec 28.05.2020-13:00. Njësitë policore së bashku me inspektorët kanë hasur në një restorant pronarin mashkull kosovar, duke shërbyer klient, duke mos respektuar dhe vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Vushtrri 28.05.2020-12:56. Njësitë policore së bashku me inspektorët kanë hasur një restorant me pronar të dyshuarin mashkull kosovar, duke shërbyer klient me kafe, duke mos respektuar dhe vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori