LAJMI I FUNDIT:

Operacion i rrallë: Transplantim i dyfishtë i mushkërive tek e mbijetuara nga COVID-19

Operacion i rrallë: Transplantim i dyfishtë i mushkërive tek e mbijetuara nga COVID-19

Mayra Ramirez thotë se ishte e kujdesshme në zbatimin e çdo mase paraprake shëndetësore që mund të bëhej përpara ditës kur u pranua në një spital të Chicagos me simptoma të coronavirusit.

Ajo mbërriti në dhomën e urgjencës së Spitalit Memorial të North-West, më 26 prill, dhe brenda disa minutash – duke i dhënë asaj kohën e duhur sa të mjaftonte ta thërriste familjen – filloi përvoja e saj shqetësuese.


“Gjithçka që mbaj mend ishte periudha kur më zuri gjumi ndërsa isha duke u intubuar dhe më pas gjashtë javë të plota të këqija”, tha ajo për CNN. “Disa nga makthet më shkaktuan edhe probleme në frymëmarrje”.

Coronavirusi i kishte dëmtuar disa prej organeve në trup: mushkëritë i ishin dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme dhe organet e tjera kishin filluar të dështonin, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Pasi Ramirez kaloi më shumë se një muaj në një ventilator, familja e saj fluturoi nga Karolina e Veriut për t’i dhënë lamtumirën e fundit pasi mjekët e kishin njoftuar se nuk ishin të sigurt nëse do të mbijetonte.

Kishte një mundësi për të shpëtuar jetën e saj: një transplantim i dyfishtë i mushkërive. “Pa transplantim, ajo nuk do ta kishte mbijetuar”, tha Dr. Ankit Bharat, shefi i Kirurgjisë torakale në Mjekësinë Veriperëndimore në Chicagos, duke shtuar se Ramirez kishte ndërlikime të shumta të lidhura me virusin.

Fakti që ajo ishte e re dhe kishte qenë e shëndetshme, thotë ai, e bëri atë një kandidat të mirë për procedurën e rrallë.

“Shikova vetveten dhe nuk mund ta njoha trupin tim”, tha Ramirez pasi u zgjua dhe shtoi më tutje “Unë nuk mund të flisja, mezi mund të ngrija një gisht, nuk mund të lëvizja. Unë isha me shumë dhimbje, isha shumë i hutuar”.

Ramirez tani është amerikania e parë që i është nënshtruar procedurës pas një beteje me coronavirusin. Tani kanë kaluar gati dy muaj nga operacioni dhe ajo po shërohet në shtëpi. Ajo thotë se është akoma e dobët dhe po lufton për të marrë frymë. Ajo është një nga më shumë se 4.6 milionë amerikanë që janë infektuar me coronavirus. Të paktën 154.860 njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/