Aktorja Olta Gixhari i është bashkuar këtë sezon spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars Albania 2”.
Ajo është anëtare e jurisë krahas balerinëve Ilir Shaqiri dhe Lori Balla, si dhe modeles ikonike Valbona Selimllari.
Olta në mbrëmjen e dytë të spektaklit, është dukur mjaft atraktive hde provokuese në një fustan të gjelbër me dekoltë të hapur dhe një të çarë anash.
Aktorja e cila shquhet për linjat e saj trupore, u kujdes që të vinte në pah pak nga këmbët e saj të tonifikuara.
Olta ka qenë shumë e përfolur në media këtë vit, kjo pasi ajo ishte një nga konkurrentet më të forta të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Krahas angazhimit në “Dancing With The Stars”, Gixhari këto ditë ka pasur edhe premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”. /Telegrafi/