Olta Gixhari ka tentuar që të bënte një performancë me ‘pullë të kuqe’ në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, por ka qenë koreografi i shfaqjes Arian Sukniqi që e ka ndaluar.
Siç raporton Panorama, aktorja e bukur i ka shprehur Sukniqit dëshirën për të kërcyer nudo, por ai e ka ndaluar.
Sipas koreografit nëse Olta do të kërcente lakuriqe, shfaqja do të merrte dimensione të tjera.
Bëhet fjalë për shfaqjen “Penetrimi i Shpirtrave”, ku Gixhari ka kryer një kërcim mjaft sensual, e veshur me një fustan të errët të cilin me dëshirë do ta kishte hequr.
Por, sipas Sukniqit, “lakuriqësia do ta dëmtonte veprën”.