LAJMI I FUNDIT:

OKB-ja e shqetësuar nga rreziku i përshkallëzimit të dhunës në Lindjen e Mesme

OKB-ja e shqetësuar nga rreziku i përshkallëzimit të dhunës në Lindjen e Mesme

OKB-ja është e shqetësuar nga rreziku i një përshkallëzimi të dhunës, pas vendimit të njëanshëm të Donald Trumpit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, theksoi në Këshillin e Sigurimit, Nickolay Mladenov, koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Nickolay Mladenov paralajmëroi se ky vendim shkakton një radikalizëm fetar.


“Jerusalemi është çështja më komplekse për t’u zgjidhur në konfliktin izraelito-palestinez”, deklaroi ai, duke përmendur simbolikën e të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve të këtij qyteti.

“Vetëm një negocim mes dy palëve, mund të vendosë për të ardhmen e tij”, vazhdoi ky përgjegjës.

Nickolay Mladenov i bëri thirrje krerëve të të gjithë botës “të tregojnë urtësi për të sjellë qetësinë në rajon”.

Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, i përbërë nga 15 anëtarë, u kërkua nga Suedia, Franca, Italia, Britania e Madhe, Bolivia, Uruguai, Egjipti dhe Senegali. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori