Në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, në mesin e janarit do të jepet premiera e tragjikomedisë “Oh Carmela”, me regji të Ekrem Sopit.
Autor i tekstit është Jose Sanchis Sinisterra – një nga dramaturgët më të njohur të Spanjës. Ngjarja – në versionin origjinal – zhvillohet në periudhën e Luftës Civile në Spanjë, ku dy artistë të varietesë që bëjnë një “gabim” fatal: papritmas gjenden në vend dhe në kohë të gabuar.
Por, regjisori Sopi e adaptuar këtë fabul në rrethana tjera kohore dhe historike.
“Është një shfaqje që shtjellon mirë aktualitetin dhe luftën e fundit në Kosovë”, thotë Sopi për Telegrafin.
“Ngjarja flet për dy artistë të varietesë, që bredhin kudo për të dhënë shfaqje. Në kohë të luftës, bashkë me shumë të tjerë të pafajshëm, rrëmbehen nga forcat serbe. Ata janë të detyruar të japin shfaqje para viktimave të rrëmbyera, të cilët do të pushkatohen pas disa orësh. Në shfaqje marrin pjesë edhe elita ushtarake serbe, për të cilën nuk dihet se si do të reagojnë. Por, ata janë njerëz të frustruar, që në fund vrasin edhe Carmelan – aktoren kryesore”.
“Oh, Carmela” është këngë e vjetër spanjolle, por që me tekst tjetër është popullarizuar nga forcat republikane të Brigadës XV. Kënga ka karakter revolucionar, ndërsa sot simbolizon një periudhë të errët, të një lufte të kotë dhe mizore. Pasojat e kësaj çmendine pasqyrohen edhe në tragjikomedinë “Oh, Carmela”, të dramaturgut dhe regjisorit të njohur anekënd botës, Jose Sanchis Sinisterra.
Koncepti regjisorial i Sopit është jo vetëm terrori serb ndaj të pafajshmëve, por edhe mbijetesa e individit shqiptar pas lufte. Sipas Sopit, kjo liri nuk është ajo që kemi kërkuar, ndaj përmes fatit të sotshëm të artistëve, ai synon ta pasqyrojë realitetin në të cilin gjendet momentalisht shoqëria e Kosovës.
“Adaptimi jonë i flet mirë rrethanave dhe kohës. Ne nuk do të rrimë indiferent jo vetëm ndaj të kaluarës, por edhe të sotmes. Përmes kësaj shfaqje ne do t’i godasim të metat e politikës aktuale, që po e irriton deri në ekstrem individin”, thotë Sopi.
“Artisti është ende i robëruar. Kur një pjesë e shoqërisë – delikate, idealiste dhe e ndjeshme si artistët – është në këtë gjendje, atëherë gjërat nuk janë bash mirë”.
Regjisori i tragjikomedisë “Oh, Carmela”, thekson po ashtu se synon “ta pasqyrojë nevojën që t’i kthehemi njeriut e njerëzores, e mos ta mohojmë njëri-tjetrin”.
“Vlerat duhet t’i kërkojmë tek vetja jonë, njashtu edhe të metat. Nëse këto i vëmë në pah, me sinqeritet, atëherë mund të flasim për një vend që ka tendenca për të ecur para”.
Në shfaqje rolin e Paulinos e luan Besim Ajeti, ndërsa të Carmelas Florentina Ademi. Doresa Rexha e luan rolin e Gustavetes.
“Shfaqja ka plot lojë interesante, situata komike, vallëzime, cirk… por, të gjitha këto në rrethana tragjike. Aktorët dhe unë ia kemi vënë vetes një detyrë të vështirë, por besoj që do t’ia dalin. Shikuesit e ‘Dodonës’ – që për ne është teatri më i sinqertë dhe më me shpirt, jo vetëm në Kosovë – do të kenë rastin ta shohin një shfaqje komplete dhe të realizuar si duhet”, thekson ndër të tjera, regjisori Ekrem Sopi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI kanë thënë të mençurit...
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën
ZJARRI I PERËNDIVE
Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë
MALLI PËR ATDHE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi