LAJMI I FUNDIT:

Oficeri i ushtrisë ruse e pranon: Trupat tona torturuan tmerrësisht ukrainasit, i kërcënuan me përdhunim

Oficeri i ushtrisë ruse e pranon: Trupat tona torturuan tmerrësisht ukrainasit, i kërcënuan me përdhunim
-->

Një ish-oficer i ushtrisë ruse ka bërë akuza për marrjen brutale në pyetje, gjatë të cilave ukrainasit u qëlluan dhe u kërcënuan me përdhunim.

Konstantin Yefremov, oficeri më lartë që ka folur kaq hapur, tha në një intervistë ekskluzive për BBC, se Rusia e konsideron atë një tradhtar dhe dezertor, transmeton Telegrafi.

Në një vend në jug të Ukrainës, marrja në pyetje dhe torturat zgjatën për një javë, tregon Yefremov: “Çdo ditë, natën, ndonjëherë dy herë në ditë”.

Yefremov u përpoq të linte ushtrinë disa herë, dhe përfundimisht u shkarkua sepse refuzoi të kthehej në Ukrainë. Tani ai ka ikur nga Rusia.

Duke përdorur fotografi dhe dokumente ushtarake të siguruara nga Yefremov, BBC konfirmoi se oficeri rus ishte në Ukrainë në fillim të luftës – në rajonin e Zaporizhzhia, duke përfshirë qytetin e Melitopolit.

Deri vonë, Konstantin Yefremov ishte zyrtar në ushtrinë ruse me gradën toger. Ai u dërgua në Ukrainë vitin e kaluar dhe ra dakord të fliste për mizoritë që ai dëshmoi atje – duke përfshirë torturën dhe abuzimin e të burgosurve ukrainas.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët kanë mobilizuar 500 mijë burra, mund të nisin një ofensivë të re më 24 shkurt
Lexo po ashtu Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët kanë mobilizuar 500 mijë burra, mund të nisin një ofensivë të re më 24 shkurt

Ai foli për shokët e tij duke plaçkitur territoret e pushtuara të Ukrainës dhe përshkroi marrjen në pyetje brutale të udhëhequra nga një kolonel rus, gjatë të cilave burrat u vranë dhe u kërcënuan me përdhunim.

Më 10 shkurt 2022, Yefremov mbërriti në Krime, gadishullin ukrainas që Rusia aneksoi nëntë vjet më parë.

Ishte komandanti i njësisë së çminimit të Divizionit të 42-të të motorizuar dhe zakonisht ishte i vendosur në Çeçeni, në Kaukaz në veri të Rusisë.

Ai dhe njerëzit e tij u dërguan për të marrë pjesë në “stërvitje ushtarake”: “Në atë kohë askush nuk besonte se do të kishte luftë. Të gjithë mendonin se kjo ishte vetëm një stërvitje. Jam i sigurt që as oficerët e lartë nuk e dinin”.

Yefremov kujton ushtarët rusë që ngjitnin shenja identifikimi në uniformat e tyre dhe kishin shkruar shkronjën “Z” në pajisjet dhe automjetet ushtarake.

Brenda pak ditësh, shkronja “Z” u bë një simbol i asaj që Kremlini e quajti “operacioni i tij special ushtarak”.

Ushtaraku rus pretendon se nuk donte të kishte të bënte asgjë me atë: “Vendosa të lija punën. Shkova te komandanti im dhe i shpjegova pozicionin tim. Ai më çoi te një oficer i lartë që më quajti tradhtar dhe frikacak. E lashë armën dhe u ula në një taksi. Doja të kthehesha në bazën time në Çeçeni dhe zyrtarisht të jepja dorëheqjen. Më pas shokët më telefonuan me një paralajmërim. Koloneli më premtoi se do të më fuste në burg për 10 vjet për dezertim dhe thirri policinë”.

Thotë se thirri një avokat ushtarak, i cili e këshilloi të kthehej: “Tani e kuptoj që duhej ta kisha injoruar dhe të vazhdoja me veturë, por kisha frikë se do të më futnin në burg”.

U kthye në njësi dhe u bashkua me njerëzit e tij. Yefremov këmbëngul se ishte është “kundër luftës”. Madje pretendon se nuk ka marrë pjesë në aneksimin e Krimesë nga Rusia, as nuk ka luftuar në lindje të Ukrainës, kur shpërtheu lufta në Donbas për herë të parë nëntë vjet më parë.

Prioriteti i ri i ushtrisë ruse, Putin: Të parandalohen granatimet në rajonet kufitare
Lexo po ashtu Prioriteti i ri i ushtrisë ruse, Putin: Të parandalohen granatimet në rajonet kufitare

Rusia nuk u akuzua vetëm për orkestrimin e rebelimit separatist në atë vend në vitin 2014, por edhe për dërgimin e trupave të veta.

Konstantini thotë gjithashtu se nuk ka marrë pjesë në operacionin ushtarak rus në Siri: “Tre vitet e fundit jam përfshirë në çminimin në Çeçeni, e cila ka përjetuar dy luftëra. Mendoj se puna që bëra atje i ka sjellë dobi popullit”.

U emërua komandant i përkohshëm i togës së këmbësorisë. Më 27 shkurt, tre ditë pas pushtimit rus, ai dhe njerëzit e tij u urdhëruan të lëviznin në veri nga Krimea e pushtuar.

U nisën drejt qytetit të Melitopolit. Atje i kaluan 10 ditët e ardhshme në aeroport, i cili tashmë ishte i pushtuar nga trupat ruse.

Konstatini nuk hezitoi të përshkruaj një grabitje për të cilën thotë se ka qenë dëshmitar, transmeton Telegrafi.

“Ushtarët dhe oficerët morrën gjithçka që mundën. Ata hipën në aeroplanë dhe kaluan nëpër të gjitha ndërtesat. Një ushtar mori një kositëse bari. Ai tha me krenari: “Unë do ta marr këtë në shtëpi dhe do të kosit barin pranë kazermave tona. Kovat, sëpatat, biçikletat i futën të gjitha në kamionët e tyre”.

Ukrainasit pretendojnë se pritet të ndodhin betejat më të mëdha kundër rusëve
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se pritet të ndodhin betejat më të mëdha kundër rusëve

Yefremov i dërgoi BBC-së fotografi që thotë se i kishte bërë në bazën ajrore të Melitopolit. Ato tregojnë aeroplanët transportues dhe një ndërtesë të djegur.

BBC kontrolloi një numër fotografish dhe dokumentesh për të konfirmuar identitetin e Yefremov, gradën dhe lëvizjet e tij në Ukrainë në pranverën e vitit 2022.

Mjetet e hartës së rrjetit konfirmuan se këto ishin fotografi të bazës ajrore në Melitopol.

Ai dhe tetë ushtarë nën komandën e tij, ruajtën atje njësinë e artilerisë ruse për një muaj e gjysmë.

“Kemi fjetur jashtë gjatë gjithë kohës. Ishim aq të uritur sa shkuam për të gjuajtur lepuj dhe fazanë. Një herë hasëm në një shtëpi. Brenda ishte një ushtar rus që tha se ishte nga brigada e 100-të dhe tani jeton këtu. Ai dhe ai shokët kishin shumë ushqime. Frigoriferët ishin plot. Kishte ushqim të mjaftueshëm për t’i mbijetuar një lufte bërthamore. Por ushtarët që jetonin atje po kapnin krapin japonez në pellg”, tha ai.

Grupi i Yefremovit u zhvendos në prill për të ruajtur atë që ai e përshkruan si një “shtab logjistik” në qytetin Bilmak, në verilindje të Melitopolit.

Atje, thotë se ka qenë dëshmitar i marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të burgosurve ukrainas.

Ai kujton ditën kur u sollën tre të burgosur: “Njëri prej tyre pranoi se ishte snajperist, kur e dëgjoi këtë, koloneli rus u çmend, e goditi, i hoqi pantallonat ukrainasit dhe e pyeti nëse ishte i martuar. I burgosuri konfirmoi. Më pas koloneli urdhëroi të sillnin një fshesë dhe tha: ‘Do të shndërrojmë në vajzë dhe do t’i dërgojmë një video gruas tënde’”.

Në një rast tjetër, thotë Yefremov, koloneli i kërkoi të burgosurit të përmendte të gjithë nacionalistët ukrainas në njësinë e tij: “Ukrainasi nuk e kuptoi pyetjen. Ai u përgjigj se ushtarët ishin anëtarë të këmbësorisë detare të forcave të armatosura ukrainase. Për këtë përgjigje, disa nga dhëmbët i janë thyer”.

La tenisin për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse, sot ukrainasi punon si operator i dronëve përmes të cilëve hedh bomba  
Lexo po ashtu La tenisin për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse, sot ukrainasi punon si operator i dronëve përmes të cilëve hedh bomba  

Kremlini dëshiron që rusët të besojnë se Rusia po lufton fashistët, neo-nazistët dhe ultra-nacionalistët në Ukrainë. Kjo narrativë e rreme shërben për të çnjerëzuar ukrainasit në sytë e publikut dhe ushtrisë ruse.

Thotë se i burgosuri ukrainas ishte i lidhur: “Kolonel i vuri armën në ballë të burgosurit dhe tha ‘Do të numëroj deri në tre dhe pastaj do të të qëlloj në kokë’. Ai numëroi dhe qëlloi pranë kokës, nga të dyja anët. Koloneli filloi t’i bërtasë. Unë i thashë: “Shoku kolonel! Ai nuk të dëgjon, e bëre të shurdhër!”

Konstatini përshkroi se si koloneli lëshoi ​​një urdhër për të mos u dhënë ukrainasve ushqim – vetëm ujë dhe disa biskota, por shtoi: “Ne u përpoqëm t’u jepnim çaj të nxehtë dhe cigare”.

Në mënyrë që të burgosurit të mos flinin në tokë të zhveshur, Yefremov kujton gjithashtu se si njerëzit e tij hodhën bar mbi ta: “E bëmë natën, që të mos na shohë askush”.

Gjatë marrjes në pyetje për të dytën herë, Yefremov thotë se koloneli e qëlloi të burgosurin në krah dhe në këmbën e djathtë poshtë gjurit, duke e goditur në kockë.

Konstantini thotë se njerëzit e tij e fashuan të burgosurin dhe shkuan te komandantët rusë – “jo te koloneli, ai ishte i çmendur” – dhe tha se i burgosuri duhej të shkonte në spital ose do të vdiste nga humbja e gjakut.

“E veshëm me uniformë ruse dhe e çuam në spital, i thamë: “Mos thuaj se je rob lufte ukrainas, sepse mjekët do të refuzojnë të të trajtojnë ose ushtarët rusë të plagosur do ta kuptojnë se kush je dhe do të qëllojnë dhe ne nuk do të mund t’i ndalojmë ata”, tha ai.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar raste të keqtrajtimit të të burgosurve gjatë luftës në Ukrainë. Intervistoi më shumë se 400 të burgosur lufte – ukrainas dhe rusë.

“Fatkeqësisht, ne zbuluam se tortura dhe keqtrajtimi i të burgosurve të luftës ndodhin nga të dyja palët”, thotë Matilda Bogner, që ishte në krye të ekipit të monitorimit të OKB-së me bazë në Ukrainë.

“Nëse krahasojmë shkeljet, torturat ose keqtrajtimet e të burgosurve ukrainas të luftës, priren të ndodhin pothuajse në çdo fazë të paraburgimit. Dhe kushtet e internimit janë përgjithësisht më të këqija në Rusi ose në pjesët e pushtuara të Ukrainës, pra që kontrollohen nga rusët”, shtoi ajo.

Format më të këqija të torturës ose keqtrajtimit të të burgosurve ukrainas zakonisht ndodhin gjatë marrjes në pyetje, thotë Bogner. Ata ndonjëherë i nënshtrohen goditjeve elektrike dhe një sërë metodash torture, duke përfshirë varjen dhe rrahjen.

“Kur mbërrijnë në vendet e paraburgimit, ata shpesh përballen me ‘rrahje të mirëseardhjes’. Shpesh përballen me ushqim dhe ujë të pamjaftueshëm”, shtoi Bogner.

Yefremov përfundimisht do të kthehej në njësinë e tij të çminimit, por jo për shumë kohë: “Ne të shtatë morëm vendimin të largoheshim nga ushtria”.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë javën e ardhshme armë moderne në Ukrainë, që kapin vlerën e dy miliardë dollarëve
Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë javën e ardhshme armë moderne në Ukrainë, që kapin vlerën e dy miliardë dollarëve

Në fund të majit, ndërsa ishte ende në Çeçeni, ai dha dorëheqje. Disa oficerë të lartë nuk ishin të lumtur, transmeton Telegrafi.

“Ata filluan të më kërcënojnë. Oficerët që nuk kishin kaluar asnjë ditë në Ukrainë, më thanë se isha frikacak dhe tradhtar. Nuk më lejuan të jepja dorëheqjen. Më pushuan”, shtoi ai.

Ai tregoi edhe letrat nga ushtria. Në dokumentin e parë, akuzohej për “shmangie të detyrës” dhe mosbindje ndaj urdhrit për t’u kthyer në Ukrainë. Ajo përshkruhet si një “shkelje e rëndë e disiplinës”.

Letra e dytë i referohet “lirimit të hershëm nga shërbimi ushtarak për shkak të shkeljes së kontratës”.

“Pas 10 vitesh shërbim më denoncuan si tradhtar, dezertor, vetëm se nuk doja të vrisja njerëz, por u gëzova që tani isha një njeri i lirë, që nuk do të duhej të vrisja apo të isha i vrarë”, tha ndër ushtaraku rus.

U largua nga ushtria, por nuk shpëtoi nga rreziku i dërgimit përsëri në luftë. Në shtator të vitit 2022, presidenti rus Vladimir Putin shpalli “mobilizim të pjesshëm”.

Qindra mijëra qytetarë rusë u rekrutuan në ushtri dhe u dërguan në Ukrainë.

Meqenëse kishte shërbyer tashmë në ushtri në Ukrainë, Yefremov e dinte se nuk do të lihej i qetë. Doli me një plan arratisjeje.

“Në shtëpinë ku banoja, bëra një hapje në tavan në rast se po më vinin oficerët e policisë dhe ushtarakët për të më bërë thirrje”, theksoi ai.

Kritikuan Putinin dhe luftën në Ukrainë, arrestohet çifti në një restorant në Rusi – i raportoi një kamarier që dëgjoi bisedën e tyre
Lexo po ashtu Kritikuan Putinin dhe luftën në Ukrainë, arrestohet çifti në një restorant në Rusi – i raportoi një kamarier që dëgjoi bisedën e tyre

“Së shpejti erdhën oficerët ushtarakë në shtëpinë time dhe më prisnin në veturë, kështu që mora një apartament me qira dhe u fsheha, u fsheha edhe nga fqinjët e mi, sepse kisha dëgjuar për raste kur fqinjët i tradhtonin të rinjtë që ishin rekrutuar. Kështu më dukej një situatë poshtëruese dhe e papranueshme”, tha ai.

Kontaktoi grupin rus të të drejtave të njeriut Gulagu.net, që e ndihmoi të largohej nga Rusia. Por çfarë mendon Yefremov për ata rusë – dhe ka shumë – që mbështesin vendimin e Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën?

“Nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre, si mund ta lejojnë veten të mashtrohen, në situata të tjera janë të pabesueshëm, por ky njeri ka 20 vjet që i mashtron, mjafton fjala e tij dhe këta njerëz janë gati të shkojë të vrasin apo të vdesin. Nuk mund ta kuptoj këtë”.

Në fund të bisedës me BBC, Yefremov i kërkoi falje popullit të Ukrainës.

“I kërkoj falje gjithë popullit ukrainas që erdha në shtëpinë e tyre si një mysafir i paftuar me armë në duar. Falë Zotit nuk lëndova askënd. Nuk vrava askënd. Falë Zotit nuk u vrava. Madje nuk kam të drejtën morale të kërkoj falje nga ukrainasit. Nuk mund t’ia fal vetes, kështu që as nuk mund të pres që ata të më falin”, tha për fund ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori