0Shares

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me 18 dhjetor, do të organizojnë gala mbrëmje në mbështetje të organizatës “Down Syndrome Kosova”.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, e ka quajtur të veçantë këtë mbrëmje dhe ka sqaruar se mjetet që do të grumbullohen do të shkojnë për përkrahje të kësaj organizate.

“Jemi në konferencë të veçantë për të paralajmëruar aktivitetin me 18 dhjetor është gala darkë. Gjithmonë duke tentuar të vlerësojmë kontributin e kësaj organizate për shoqërinë. Me organizimin me “Down Syndrome Kosova” do ta kemi një dedikim për komunitetin e kësaj organizate. Mjetet do të jenë dedikim për shërbimet e kësaj organizate. Do të ketë të hyra për darkën por edhe do të ketë të hyra nga ata qe duan të japin”, tha Rukiqi.

Sebahate Beqiri, drejtoreshë e organizatës “Down Syndrome Kosova”, ka falënderuar OEK-un për organizimin kësaj ngjarje, duke shtuar se me këtë aktivitet do të kenë mundësi që të njoftohen me bizneset në mënyrë që të mund ti prezantojnë edhe disa nga produktet e kësaj organizate.

Në emër të kësaj shoqate ajo shprehu mirënjohje për odën ekonomike si institucion që ka kontributin e tyre për shoqërisë.

“Ne si shoqatë promovojmë potencialin e këtyre personave dhe dëshmojmë që ata kanë potencial. Kjo iniciativë do t’i na ndihmoj që të lidhemi me bizneset”, tha ajo. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)