Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka deklaruar se qeveritë duhet të shmangin rikthimin e masave shtrënguese, nëse duan të parandalojnë një rikthim të tensioneve politike, të ngjashme me ato pas krizës botërore financiare.
Ulrik Vestergaard Knudsen, zëvendëssekretar i përgjithshëm i OECD-së, si dhe kandidat kryesor për ta drejtuar, tha se është e rëndësishme të rikujtohen leksionet e krizave të kaluara, që treguan se përfundimi i shpejtë i ndihmave shtetërore nxiti pabarazi në të ardhura, ndasi sociale dhe një frymë populliste kundër globalizimit.
“Masat shtrënguese nuk duhet të jenë përgjigja e sotme, për shkak të eksperiencave të këqija dhe për shkak se sot jemi më një mjedis me norma të interesit pranë zeros”, tha Knudsen.
Komentet e tij vënë në dukje debatin mbi rolin e politikave fiskale në rimëkëmbjen botërore ndaj pandemisë. Ndjesia në Evropë duket se ka ndryshuar nga një dekadë më parë, kur kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për shkurtime në buxhet dhe i bëri presion qeverive evropiane që të ulin borxhin dhe ruajnë integritetin në Eurozonë.
Pasi u miratua paketa prej 750 miliardë euro për të luftuar pandeminë, BE propozoi javën e kaluar zgjatjen e afatit për kompanitë që të marrin miliarda euro ndihma të lidhura me COVID-19, deri në fund të këtij viti.
Kjo vjen pavarësisht niveleve gjigante të borxhit publik.
Masat shtrënguese janë fajësuar për rritjen e populizmit në perëndim në vitet e fundit, me zgjedhjen e Donald Trump si presidenti SHBA që shihet si shembull kryesor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi