LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Urgjent të ndahen mjetet financiare për punëtorët e sektorit privat

Oda e Afarizmit: Urgjent të ndahen mjetet financiare për punëtorët e sektorit privat

Oda e Afarizmit të Kosovës shpreh shqetësim për vonesat e marrjes së vendimit të ndarjes së mjeteve financiare për bizneset dhe punëtorët dhe kërkon nga Qeveria që ato të ndahen ashtu siç është propozuar nga ana e Ministrit të Financave ditë më parë me korigjimet e kërkuara.

OAK konsideron se në rast Qeveria e Kosovës nuk merr vendim të shpejtë gjatë kësaj jave dhe nuk i ndahen mjetet punëtorëve dhe bineseve, Qeveria është duke bërë segregacion në mes të të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate të OAK, arsye është se Qeveria ka ekzekutuar pagat për punëtorët në institucione një javë ma herët, me paga të plota edhe pse 70 për qind e tyre nuk janë duke punuar, ndërsa të punësuarit në sektorin privat të cilëve me vendimet e fundit të qeverisë i është ndaluar puna ose e kanë reduktuar stafin, nuk kanë marrë pagë ende dhe nuk dihet se a do të marri n pasi që bizneset e kanë të pamundur që të mbulojnë këto shpenzime si rezultat i mos gjenerimit të të hyrave.

“Gjithashtu OAK ka kërkuar që të merret parasysh propozimi i bërë nga OAK që paga të jetë 220 euro dhe kërkesat e tjera të cilat janë dërguar. Ne konsiderojmë që shqetësim kryesor për Qeverinë e Kosovës duhet të jetë që të gjithë qytetarët, me përjashtim të atyre që janë të obliguar të dalin, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’iu sigurohet minimumi i jetesës”, thuhet në komunikatë.

Në fund, OAK thotë se shpreh gatishmërinë e saj maksimale që të kontribuojë në çdo rast që institucionet kanë nevojë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori