LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Të hapen çerdhet dhe të hiqen kufizimet për bizneset

Oda e Afarizmit: Të hapen çerdhet dhe të hiqen kufizimet për bizneset

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon që të hapen urgjent çerdhet dhe të hiqet kufizimi që ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave për biznese dhe aktivitetet e bizneseve.

Sipas OAK-ut, deri më tani është një dështim total i Qeverisë lidhur me mbështetjen financiare për bizneset dhe për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur.


“Rënia e të hyrave është duke dërguar në katastrofë ekonomike vendin si pasojë e zhvillimit të politikave për vendin. Kërkesat e vazhdueshme të bizneseve duket se janë duke hasur në vazhdimësi në vesh të shurdhër të institucioneve tona çoftë në Qeveri apo Parlament, duke mos u përkrahur as rishikimi i buxhetit me urgjencë apo edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Andaj, ne kërkojmë me urgjencë të hiqen këto kufizime dhe para çdo vendimi për mbyllje të biznesit, duhet të marr mbështetje financiare paraprakisht nga Qeveria biznesi dhe punëtorët e atij sektori”, thuhet në reagimin e OAK-ut, përcjell Telegrafi.

Oda thotë se, shteti duhet të ndalojë qasjen diskriminuese në mes të punësuarve në institucionet publike dhe atyre private.

Vendimi i ri i Qeverisë për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në çerdhe në tërë Kosovën
Lexo po ashtu Vendimi i ri i Qeverisë për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në çerdhe në tërë Kosovën

“Edhe pse 80 për qind e tyre nuk kanë punuar për shkak të pandemisë kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin paga të plota ndërsa të punësuarit në sektorin privat as lëmoshën 170 euro për një muaj nga katër sa kanë kaluar ende nuk e kanë përfituar të gjithë. Për dijeni të opinionit publik, 80 për qind e të hyrave të shtetit sigurohen nga biznesi dhe punëtorët e e këtij sektori. Ashtu siç e garanton edhe kushtetuta e vendit shteti duhet të jetë i barabartë më të gjithë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/