LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Mungesa e energjisë elektrike po dëmton bizneset në Malishevë

Oda e Afarizmit: Mungesa e energjisë elektrike po dëmton bizneset në Malishevë

Ndër shumë probleme me të cilat përballen bizneset e kësaj komune ishin mungesa e energjisë elektrike e cila po i shkakton humbje bizneseve dhe si pasojë e mungesës së reshjeve nuk janë realizuar të mbjellurat sa duhet.

Kështu u tha ndër të tjera në takimin që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) realizoi me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.


“Sa i përket energjisë elektrike, me theks të veçantë është potencuar, se në Malishevë ka qenë e planifikuar të ndërtohet transformatori 110KV, pasi mos ndërtimi i tij deri më tani, rrjedhimisht e vështirëson punën e bizneseve në Malishevë. Njëherësh, kryetari potencoi se nuk ka të mbjella sa duhet ngase mungojnë reshjet”, thuhet në njoftimin për media.

Hysni Zogaj nga OAK u interesua edhe për çështje të tjera të këaj komune, ndër to për numrin e vogël të femrave të punësuara në këtë komunë.

Lidhur me këtë, kryetari Begaj njoftoi që tani ka përmiresime dhe se janë punësuar shtatë drejtore të reja femra në shkollat e Malishevës dhe përmendi punësimin e tre personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Malishevës.

Në fund të këtij takimi Komuna e Malishevës dhe Oda e Afarizmmit të Kosovës lan të hapura mundësitë e bashkëpunimit. /Telegrafi/