LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Oda e Afarizmit kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Oda e Afarizmit thotë se ka pranuar me shqetësim vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për vendosjen e tarifës për dezinfektim të mjeteve në hyrje të Kosovës dhe kërkon heqjen e saj të menjëhershme ose që kostoja e saj të mbulohet nga shteti.

Bizneset anëtare të sektorit të transportit kanë shprehur shqetësim lidhur me vendimin e MPBAP, i cili nga data 01.60.2020, obligon këto biznese që të paguajnë tarifa shtesë për kamionët që hyjnë në Kosovë.


Sipas këtij vendimi, kërkohet dezinfektimi i të gjitha mjeteve të rënda që hyjnë në pikat kufitare në territorin e Kosovës si masë mbrojtëse.

Në këtë rast, biznesi i kontraktuar nga ministria ka paraqitur disa tarifa të larta, duke filluar nga 17 euro deri në 22 euro, varësisht nga pesha e mjetit.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të largohen këto tarifa, sepse konsiderohen shumë të larta për bizneset, e sidomos tani duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike që po hasin.

OAK konsideron se tarifën për dezinfektim duhet ta merr përsipër shteti pasi biznesi Kosovës është i mbingarkuar me taksa dhe tatime të ndryshme.

Importuesit e mallrave po ankohen se po paguajnë për dezinfektimin e kamionëve: Kjo është një ngarkesë financiare e papërballueshme
Lexo po ashtu Importuesit e mallrave po ankohen se po paguajnë për dezinfektimin e kamionëve: Kjo është një ngarkesë financiare e papërballueshme

Gjithashtu, sipas këtij vendimi kërkohet dezinfektimi i mjetit në hyrje të Kosovës, ku shumë transportues që qarkullojnë më shumë se një herë brenda ditës në hyrjet e Kosovës do të detyrohen të paguajnë të njëjtën tarifë për secilën hyrje-dalje.

Kuptojmë që ky vendim është bërë për parandalim të përhapjes së COVID-19, por duhet të kemi parasysh që këto tarifa po ju vështirësojnë punën bizneseve të cilat kanë pasur rënie financiare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori