LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Rekord javor infeksionesh me COVID-19, por më pak vdekje

OBSH: Rekord javor infeksionesh me COVID-19, por më pak vdekje

Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar nga 14 deri në 20 shtator (+ pesë për qind krahasuar me javën e mëparshme), por numri i vdekjeve ra me 10 për qind, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Me përjashtim të Afrikës, në të gjitha kontinentet është regjistruar një rritje e rasteve. Deri më tani, në botë ato janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950,000 vdekje.


“Kjo është rritja më e madhja javore që kur filloi epidemia”, raportoi OBSH-ja.

Shifrat e organizatës bazohen në të dhënat zyrtare të vendeve të ndryshme, të cilat megjithatë në shumë raste rrezikojnë të jenë jo të plota.

Sipas OBSH-së, ka rritje më të fortë të viktimave në Europë (+ 27 për qind në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38 për qind), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, – 22 për qind.

Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet me -12 për qind të raste të reja, dhe -16 për qind të vdekjeve krahasuar me javën e mëparshme. /ATSH/