LAJMI I FUNDIT:

OBSH për coronavirusin: Mund ta kenë pasur 1 në 10 persona

OBSH për coronavirusin: Mund ta kenë pasur 1 në 10 persona

Një në 10 persona anekënd globit mund ta ketë pasur coronavirusin, deklaroi OBSH. Në një takim të posaçëm të liderëve të organizatës, një zyrtar i lartë doli në përfundimin se një pjesë e madhe e popullsisë së botës mbetet e rrezikuara nga kjo sëmundje.

Deri tani, 35 milionë vetë janë konfirmuar sit ë prekur me Covid 19, por OBSh thotë se shifra e vërtetë mbërrin në gati 800 milionë. Ekspertët e kanë thënë prej kohësh se numri real i infektimeve është më i lartë nga ai që raportohet zyrtarisht.

OBSH është duke u takuar në selinë e saj në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar përgjigjen globale ndaj pandemisë. 10 muaj nga fillimi I saj, kriza nuk po jep shenja qetësimi.

Një sërë vendesh po përballen me një valë të dytë të coronavirusit pas lehtësimit të masave kufizuese, dhe në disa raste, numrat janë shqetësues.

Mike Ryan, i cili udhëheq ekipin e emergjencave pranë OBSH-së, tha se shpërthimet e sëmundjes janë në rritje sidomos në Azinë Juglindore dhe Evropë. Ryan po ashtu tha se OBSH-ja ka dorëzuar tek autoritetet kineze një listë ekspertësh, që do të merrnin pjesë në një mision ndërkombëtar në Kinë, për të hetuar origjinën e coronavirusit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori