Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeverisja e zezë е LSDM-së rezulton me të burgosur politik dhe kriminalitet nëpër rrugë

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM reagon në konferencën e shtypit të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“LSDM-ja bën të zezë të ardhmen e shtetit. Qeveria i shfrytëzon rastet e konstruktuara politike kundër personave të pafajshëm të akuzuar për pazar politik, diçka që pamë kohëve të fundit gjatë mbledhjes së shumicës për votimin e ndryshimeve kushtetuese”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Qeveria sillet sikur UDBA e viteve të 50-ta të shekullit të kaluar dhe se institucionet shfrytëzohen si mjet për përndjekje politike ndërsa sundimi i së drejtës është degraduar.

Lexo po ashtu Kostadinov: Nuk ka amnisti për personat që kanë porositur dhe zbatuar dhunën në ngjarjet e 27 prillit

“Qeverisja e zezë e LSDM-së rezulton me përndjekje politike dhe kriminalitet nëpër rrugë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se LSDM-ja është fajtore për rritjen e kriminalitetit.

Në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së thuhet se “përgjegjësi për këtë kaos duhet të ketë”./Telegrafi/

Exit mobile version