Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së kërkon një seancë urgjente publike në lidhje me paralajmërimet për nënshkrimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.
Sipas Ilija Dimovskit të kësaj partie, duhet që marrëveshja të shqyrtohet në Kuvend dhe të arrihen konkludime nëse duhet, ose nuk duhet të nënshkruhet kjo marrëveshje.
OBRM-PDUKM-ja konsideron se marrëveshja është e dëmshme për Maqedoninë, dhe se do të hapë plagë të vjetra historike./Telegrafi/