Site icon Telegrafi

Objektet që klientët vjedhin në restorante (Foto)

Restorantet janë vendet që bien shpesh pre e vjedhjeve. E në fakt autorët e grabitjes jo gjithmonë kanë si qëllim kasën, por edhe objekte të veçanta që ka restoranti dhe i duan në shtëpitë e tyre. Këtu është një listë e gjërave që vidhen më shumë.

Ndërkohë vendin e parë e zënë mbajtëset e sapunëve. Mund të thoni po pse? Thuhet se kjo ndoshta ndodh pasi duke qenë në banjë, është më e lehtë për të vjedhur, ose ndoshta sepse në disa restorante luksit, këto janë të projektuara në detaje dhe shumë të kushtueshme. Duke qenë në banjë, është praktikisht e pamundur që të gjendet hajduti.

Më pas vijnë edhe objektet e ndryshme që kanë kuptimin e një relikeje si për shembull lugët, thikat, filxhanët. Por lista nuk përfundon me kaq, pasi ky është objekti më i çuditshëm që mund të vidhet nga klientët. Mesa duket shpesh zhduket edhe letra higjienike e dizajnuar posaçërisht për restorantin, transmeton shekulli.

Gjithashtu thuhet se të kesh një tavëll apo pirun me emrin e shefit, sidomos kur është i famshëm, vjedhja e këtyre objekteve rritet jashtë mase. Nëse tek këto sende nuk shkruhet asgjë, ata kthehen në objekte normale dhe dëshira për t’i çuar në shtëpi bie mjaftueshëm.

 

Exit mobile version