Ky objekt, të cilit nga 9 marsi i vitit 2011 i është vënë dryni, tani është shndërruar në një vend mbeturinash e gërmadhash të mbuluari nga pluhuri.

Aty këtu shihet ndonjë gjurmë që tregon se brenda këtij objekti ka pasur dikur jetë artistike.


Ruzhdi Mirena, përgjegjës i kësaj shtëpie, ka treguar se me mbylljen e këtij institucioni ka pësuar jo vetëm komuna e Obiliqit, por dhe të rinjtë e kësaj qyteze të cilët tani aktivitetet e tyre po i mbajnë në objekte të ndryshme private. /Tribuna Channel/