Obama do të kalojë pjesën më të madhe të javës së ardhshme në Kapitol, duke u takuar me ligjvënësit nga të dy partitë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për deficitin dhe çështje të tjera.

Strategjia e re e bashkëpunimit të presidentit me republikanët filloi të mërkurën, kur ai shkoi për darkë me 12 senatorë republikanë në një hotel luksoz të Washingtonit.


Të nesërmen, ai ishte për drekë me kongresistin Pol Rajan, kryetarin republikan të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin, si dhe me kongresistin Chris Van Hollen, demokrati më i lartë i këtij komisioni.

Të dy palët i përshkruan diskutimet si produktive dhe të kënaqshme, edhe pse marrëveshjet për deficitin duken disa muaj larg.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Obama tha se është bërë përparim në disa aspekte dhe se kompromisi është i mundshëm.

Toni i Obamas ishte shumë në pajtues se sa në fjalimin e javës së kaluar, në të cilin ai fajësoi republikanët që lejuan shkurtimet automatike të buxhetit qeveritar të hynin në fuqi. /Telegrafi/