Kjo kërkesë u bë disa orë pasi lojalistët e mbështetur nga sauditët e rimorën kontrollin ndaj aeroportit në qytetin-port, Aden.

Luftimet për këtë port strategjik ishin përshkallëzuar përkundër armëpushimit humanitar, i shpallur javën e kaluar, për lejimin e hyrjes së ndihmave ushqimore për miliona njerëz, që janë pothuajse në gjendje të urisë.


Obama ka theksuar “rëndësinë e sigurimit që kjo ndihmë të arrijë te të gjitha palët e konfliktit në Jemen”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë disa herë ka kërkuar përfundimin e konfliktit në të cilin Arabia Saudite e udhëheq koalicionin, që ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi, që mbështeten Irani, rival rajonal i Arabisë Saudite, transmeton Rel.

Aeroporti i Adenit ishte nën kontrollin e kryengritësve prej muajit mars të këtij viti.