LAJMI I FUNDIT:

Obama: Investoni për të nxitur ekonominë

Obama: Investoni për të nxitur ekonominë

Presidenti amerikan Barack Obama pritet të përqëndrohet tek ekonomia e brishtë dhe krijimi i vendeve të punës në fjalimin e tij të përvitshëm mbi gjendjen e vendit që do të mbajë sonte para një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit.

Këshilltarë të lartë të administratës thanë se Obama do t’u bëjë thirrje ligjvënësve të investojnë në një numër projektesh për të nxitur ekonominë, përfshirë infrastrukturën, kërkimet dhe arsimin.

Presidenti pritet gjithashtu të lidh ekonominë me problemin e ndryshimeve klimatike duke bërë thirrje për të shtuar projektet për energji të pastër.


Për Afganistanin, presidenti pritet të njoftojë se gati gjysma e forcave amerikane që shërbejnë tani atje – gati 34 mijë trupa do të kthehen në atdhe brenda një viti.

Në kulmin e luftës së gjatë prej një dekade në atë vend, Shtetet e Bashkuara kishin gati 100 mijë trupa në Afganistan.

Transferimi i plotë i kontrollit të sigurisë nga Natoja tek forcat afgane është planifikuar për në vitin 2014.

Presidenti Obama do t’u bëjë thirrje ligjvënësve të miratojnë ligje mbi dy çështje që po debatohen në Kongres: kontrollin e armëve dhe reformën e imigracionit. /Telegrafi/