Të pranishmit që ndodheshin në një rrugë në Henan të Kinës, nuk po mund t’i besonin syve, kur panë një vajzë në uniformë të shkollës, që kishte nxjerrë gjysmën e trupit përjashta dritares së taksisë.
Ajo mbante kokën poshtë dhe shkruante në një fletore të vendosur në tavanin e veturës, duke rrezikuar të binte në çdo moment, transmeton Telegrafi.
“Përfundimi i detyrave përjashta veturës”, ka qenë përshkrimi i shkurtër i videos, që është bërë virale menjëherë.
Më të nisur hetimet, u zbulua se nxënësja kishte dashur të llastohej në këtë formë, teksa vetura po vozitej prej babait të saj.
Policia ia ka marrë lejen e vozitjes deri në një në vendim tjetër, megjithëse ai ka thënë se ishte duke biseduar me një shok dhe nuk e kishte parë të bijën që doli prej dritares. /Telegrafi/
https://youtu.be/DeEmbrP9mT4