Numri i njerëzve që janë detyruar të arratisen nga luftërat, dhuna dhe shkelja e të drejtave të njeriut, për herë të parë në histori ka shkuar në 100 milionë, kjo për shkak se është nxitur më së shumti nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet e tjera vdekjeprurëse.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, departamenti për refugjatë, i cili tha së bashku me kreun e UNHCR-it, Filippo Grandi, se është një shifër e frikshme, transmeton Telegrafi.

“Është një rekord që kurrë më parë nuk ishte arritur. Kjo duhet të shërbej si thirrje për t’u zgjuar dhe të zgjidhen problemet në parandalimin e konflikteve destruktive, t’i jepet fund persekutimit për arsye të ndryshme që i detyrojnë të pafajshmit të braktisin shtëpitë e tyre”, shtoi Grandi.

E pranon haptazi ministri rus i Transportit: Sanksionet e Perëndimit kanë shkatërruar logjistikën e Rusisë E pranon haptazi ministri rus i Transportit: Sanksionet e Perëndimit kanë shkatërruar logjistikën e Rusisë

UNHCR thekson se lufta në Ukrainë ka zhvendosur tetë milionë njerëz brenda territorit të Ukrainës, e mbi gjashtë milionë tjerë janë larguar jashtë vendit.

Ndërkohë, forcat ruse po vazhdojnë me sulmet në lindje të Ukrainës – në rajonin Donbas, me fokus në qytetin Severdonetsk.

E Ukraina ka ripërsëritur se nuk do të pajtohet për arritjen e një marrëveshje për paqe me Rusinë, që përfshin dhënien e çfarëdo pjesë të territorit të saj.

Madje parlamenti ukrainas ka ndaluar mbrëmë simbolet “Z” dhe “V” që ushtria ruse i përdor për promovimin e luftës në Ukrainë, por me urdhër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka lejuar përdorimin e tyre për të mësuar në histori nxënësit të bëma e këtij vendi. /Telegrafi/