LAJMI I FUNDIT:

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA shkon në mbi 200 mijë persona

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA shkon në mbi 200 mijë persona

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA u rrit në mbi 200 mijë, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 6.8 milionë njerëz janë infektuar në SHBA, njëherësh vendi më i goditur në botë nga pandemia e COVID-19.


Zhvillimet e fundit vijnë mes rritjeve të rasteve nga një numër vendesh, përfshirë Dakotën e Veriut dhe Utah.

Universiteti John Hopkins merret me përpilimin e të dhënave për sa i përket rasteve nga coronavirusi në të gjithë botën, prej kur filloi shpërthimi në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Bëhet e ditur se rasti i parë i COVID-19 në SHBA, ishte konfirmuar në muajin janar të vitit 2020.

Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga virusi vdekjeprurës u rrit në 31 milionë, ndërsa deri më tani janë raportuar 966 mijë të vdekur.

Coronavirusi dyshohet të ketë shpërthyer në një treg të Wuhanit në Kinë, derisa spekulohet se origjina e sëmundjes vjen nga lakuriqët.

Ekspertët kanë paralajmëruar se sëmundja mund të menaxhohet më së miri me anë të ndonjë vaksine efektive, mirëpo në mungesë të saj, ata apelojnë për respektimin e rregullave të distancimit shoqëror. /Telegrafi/