LAJMI I FUNDIT:

Numri i rasteve aktive me coronavirus 1,441, të shëruar 13,554

Numri i rasteve aktive me coronavirus 1,441, të shëruar 13,554

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Mikrobiologu, Lul Raka, një ditë më parë ka thënë se ekziston mundësia e riinfeksionit nga COVID-19.

“Janë dy opsione. I pari më i shpeshtë dhe më reali është se një pjesë e pacientëve nëse janë pozitivë vazhdojnë me qenë pozitivë për disa javë me radhë, ka raste për gjashtë javë. Edhe pse pacienti në fillim ka pasur simptome mirëpo më vonë jo, edhe në këto raste interpretimi ka qenë që ajo është fazë kur imuniteti i organizmit e largon virusin nga trupi”, ka thënë Raka.

Sipas tij, një nga mangësitë e testimeve PCR është e ai nuk e dallon a është virus i gjallë apo janë pjesëza të virusit që nuk janë infektive.

“Në shumicën e rasteve këto janë pjesëza të virusit që s’janë infektive. Pra, nëse s’ka simptome nuk e bart infeksionin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori