LAJMI I FUNDIT:

Numërohen votat me kusht edhe në Shtime, kaq vota kanë marrë kandidatët

Numërohen votat me kusht edhe në Shtime, kaq vota kanë marrë kandidatët

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta edhe në Komunën e Shtimes.

Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliu ka marrë 40 vota, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka marrë 37 vota, kurse kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Zeqiri ka marrë 5 vota, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, KQZ njofton se sa i përket votave të Kuvendit Komunal, LVV ka marrë 33 vota, PDK 36 vota,  LDK 3 vota, Lëvizja për Bashkim 5 vota, AKR 4 vota.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor. /Telegrafi/