LAJMI I FUNDIT:

Numër i madh i qytetarëve do të kthehen në Kosovë, më së shumti nga Zvicra dhe Gjermania

Numër i madh i qytetarëve do të kthehen në Kosovë, më së shumti nga Zvicra dhe Gjermania

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje,dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në vijim, pasi në pamundësi për të lëvizur, ngecën nëpër aeroporte ndërkombëtare apo vendet ku ndodheshin për vizitë, punë, trajnime apo shkollim.

E gjithë kjo ndodhi, pasi qeveritë e shumicës së shteteve evropiane të Evropës dhe më gjerë, përfshirë  edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndaluan fluturimet ndërkombëtare, mbyllën kufijtë shtetëror dhe morën masa të tjera për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19 dhe mbrojtjen prej tij.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi publik ka treguar për numrin e qytetarëve që duan të kthehen në Kosovë.

“Shërbimi i Jashtëm diplomatik i Republikës së Kosovës, me udhëzim të Ministrisë, arriti marrëveshje mirëkuptimi me shtete të ndryshme, që t’ju vazhdohet leja e qëndrimit shtetasve kosovarë që kanë mundësi të qëndrojnë. Po ashtu, misionet tona regjistruan në listë për kthim të gjithë shtetasit që konsideroheshin raste emergjente dhe të cilët vendbanim të përhershëm kanë Republikën e Kosovës.

Për kthim në Kosovë u regjistruan: në Zvicër – 481 veta; në Gjermani – 420 veta; në Turqi – 259 veta; Suedi/Finlandë – 116 veta; Belgjikë – 84 veta; Mbretëri e Bashkuar – 61; Shtetet e Bashkuara të Amerikës
– po ashtu 61 veta; Slloveni – 58 veta, Francë – 46 veta, dhe dhjetëra shtetas që ndodheshin në disa shtete të tjera”,  thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tutje në njoftim thuhet se çdo qytetarë që do të kthehet do të detyrohet të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

“Bëjmë të ditur se kthimi në këtë kohë varet nga masat që janë marrë prej shteteve të ndryshme dhe kapacitetet që ofrohen për karranitnim pas kthimit, meqë siç dihet tashmë, kushdo që aktualisht hyn në Kosovë, detyrohet që 14 ditë të qëndrojë i mbyllur në karantinën e caktuar nga institucionet përkatëse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në koordinim me dikasteret tjera qeveritare, po punon që t’ju vije në ndihmë të gjitha rasteve emergjente, mirëpo njëherësh kërkon mirëkuptim dhe durim nga qytetarët, meqë në këto kushte të jashtëzakonshme për mbarë njerëzimin, mundësitë janë të kufizuara”, thuhet në njoftim.

Më tej, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës udhëzon të gjithë shtetasit që të kenë mirëkuptim dhe të jenë të durueshëm.

“Ata dhe ato që mund të qëndrojnë në vendet ku ndodhen, të qëndrojnë atje ku janë, të tregohen human dhe të mos rrezikojnë kthimin e rasteve emergjente, të atyre që nuk kanë mundësi të qëndrojnë jashtë vendit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori