LAJMI I FUNDIT:

​Nuk respektuan orën policore, arrestohen 27 persona

​Nuk respektuan orën policore, arrestohen 27 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 27 persona, pasi pa ndonjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në fshatin Mazgit të Obiliqit, të cilët kanë dalë pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


Po në Obiliq, konkretisht në fshatin Milloshevë, janë arrestuar dy të dyshuar derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në fshatin Mramor të Prishtinës, janë arrestuar tre persona derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë pasi të njëjti pa n donjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, me udhëzimin e tij të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu, policia njofton se është iniciuar rasti ndaj pesë të dyshuarve, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë në konviktin e studentëve Prishtinë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tre persona të tjerë janë arrestuar në sheshin ‘Nëna Terezë”, në Prishtinë, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar kohen e ndalesës së lëvizjes. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

E një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njësiti policor në Gllogovc, gjatë patrullimit ka hasur tre persona të cilët nuk kishin ndonjë arsye të qëndronin jashtë gjatë orarit të ndaluar për qarkullim. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy persona janë arrestuar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, pasi që të njëjti nuk kanë përfillur dispozitat shëndetësor gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia thotë se dy janë arrestuar edhe në Pejë e një në fshatin Dollc të Klinës. Kurse, në veri të Mitrovicës janë arrestuar dy persona dhe një tjetër në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 135 persona me COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori