LAJMI I FUNDIT:

Nuk përfillin masat anti-COVID, vizitorë të shumtë te Liqeni i Batllavës

Nuk përfillin masat anti-COVID, vizitorë të shumtë te Liqeni i Batllavës

Nga vendosja e masave të reja anti-COVID nga Qeveria e Kosovës, nga 7 prilli janë mbyllur për mysafirë restorantet dhe lokalet e tjera në vendin tonë. Kjo ka ndikuar që qytetarët të kërkojnë alternativa të tjera për të kaluar fundjavën jashtë shtëpive, apo banesave.

Përveç fluksit të madh të qytetarëve drejt Shqipërisë, numër i madh i tyre shihen edhe në sheshet e kryeqytetit, dy parqet e Prishtinës, por edhe tek Liqeni i Batllavës.


Një video të siguruar nga KosovaPress, shihen shumë vizitorë që po qëndrojnë sot rreth këtij liqeni.

Mirëpo, ata që dje dhe sot kan kaluar ditën buzë liqenit nuk janë mjaftuar që vetë të shijojnë këtë bukuri, por kanë futur edhe veturat në hapësirat e gjelbëruara përreth liqenit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë sot se fluksi i kësaj fundjave drejt Shqipërisë, sado që mund të jetë ndikuar, nuk është shkaktuar nga masat kundër COVID-19, të vendosura nga 7 prilli, e as nuk shpjegohet plotësisht përmes tyre.

Ai ka shkruar në Facebook se sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën janë regjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë.

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka quajtur të kot reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për fluksin e kosovarëve drejtë Shqipërisë gjatë fundjavës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori