Themeluesi i grupit mercenar rus, Wagner që lufton në Ukrainë, i ka kërkuar Kremlinit të ndalojë raportimet negative të mediave për njerëzit e tij.

Reklama

Yevgeny Prigozhin ka kërkuar që kodi penal të ndryshohet për ta bërë “diskreditimin” e luftëtarëve të tij të dënueshëm deri në pesë vjet burg.

Ai e bëri këtë kërkesë përmes një letre dërguar Vycheslav Volodin, kryetarit të Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, raporton skynews.

Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol - rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol - rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë

Volodin, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, po mbron tashmë ndryshimin e kodit penal për të lejuar autoritetet të konfiskojnë pronat dhe asetet e rusëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët fyejnë publikisht Rusinë dhe forcat e saja të armatosura.

Reklama

Shefi i Wagner-it i kërkoi parlamentit të kriminalizojë çdo veprim ose botim që diskreditonte individë të tillë dhe të shpallte të paligjshme zbulimin publik të së kaluarës së tyre kriminale.

Reklama
Një raport i inteligjencës zbulon “taktikat brutale" të Grupit Wagner në Ukrainë - edhe pse në mesin e tyre ka shumë viktima Një raport i inteligjencës zbulon “taktikat brutale" të Grupit Wagner në Ukrainë - edhe pse në mesin e tyre ka shumë viktima

“Në thelb, njerëzit që janë në pjesët më të rrezikshme të vijës së frontit dhe që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë dhe vdesin për Atdheun, po portretizohen si njerëz të dorës së dytë, duke u hequr atyre të drejtën për të shlyer fajin e tyre para shoqërisë dhe duke minimizuar me vetëdije arritjet e tyre”, shkruante Prigozhin në letër.

Ndryshe, shefat e ushtrisë dhe grupimit famëkeq rusë Wagner ka filluar një grindje se kush po korr suksese në Ukrainë. /Telegrafi/