Site icon Telegrafi

Nuk ndalet Stresi, kësaj here kërcënon publikisht Edi Ramën: Do kesh fatin e Gadafit

Reperi Stresi vazhdon të mos ndalet dhe të ngrejë zërin për rastin e Klodian Rashës.

Aktualisht ai ndodhet në arrati në Kosovë, pasi në Shqipëri është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Mirëpo pavarësisht se nuk ndodhet fizikisht, Stresi po shfrytëzon rrjetet sociale për të ngritur zërin rreth ngjarjes e cila ka bërë bujë gjatë gjithë javës në Shqipëri.

Sot (e shtunë) janë kryer protesta të shumta në Shkodër, ku në një moment edhe i është vënë zjarr ndërtesës së Partisë Socialiste në këtë qytet.

Lexo po ashtu Stresi ikën nga Shqipëria në Kosovë, u arratis me veturë funeralesh

Stresi ndau me ndjekësit e tij në Instagram një video nga protestat, në mbishkrimin e së cilës ka kërcënuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke i kërkuar ta dorëzojë kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

“Për herë të fundit po të shkruaj, dorëzo Ardi mafiozin ose do digjet Surreli e Mali i Dajtit. Edi Rama do kesh fatin e Gadafit”, ka shkruar në Instagram reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Përndryshe, në një intervistë të fundit, Stresi tregoi se arriti të arratiset në Kosovë përmes miqve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version