LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet Messi, fiton Barca

Nuk ndalet Messi, fiton Barca

Lionel Messi ka shënuar edhe dy gola në sfidën e 1/8-ës së finales të Kupës së Mbretit ndaj Cordobas, që pos ndihmoi skuadrën e tij Barcelonën ta fitonte takimin, ai e ngriti në 88 numrin e golave të shënuar në vitin 2012.

Lionel Messi dhe ekipi katalanas ishte i pakapshëm në këtë takim, me ekipin vendas që tentoi të bënte më të mirën, por nuk ia arriti në asnjë mënyrë.

Pas një asistimi të David Villas, Lionel Messi më së miri u gjend në zonë për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Barcelonës brenda 11 minutave lojë.


Në pjesën e dytë u inkuadrua Alexis Sanchez, i cili po ashtu e ndihmoi argjentinasin që të shënonte golin e dytë në këtë takim dhe të dytin për Barcelonën, që doli të ishte i fitores.

Lionel Messi ka realizuar 88 gola në vitin 2012 dhe po e bën gjithnjë e më shumë rekordin e tij të pathyeshëm, teksa Barcelona për t’u kualifikuar tutje e pret në ndeshjen kthyese Cordoban në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori