Site icon Telegrafi

Nuk mund t’i besonin syve, kur uji i përroit papritmas u bë rozë (Foto)

Toby Isaac dhe e dashura tij kanë qenë duke e shëtitur qenin në një pjesë periferike në Kent të Anglisë, kur kanë mbetur të shokuar me ngjyrën që mori një përrua.

Papritmas, uji e ka marrë nuancën rozë dhe adoleshenti ia ka dalë ta fotografojë momentin, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se prapa kësaj qëndron një grup ‘pranksterësh’ që kanë hedhur ngjyrë e cila shfrytëzohet te aparatet për printim.

“Po ecnim nëpër shtegun e zakonshëm, kur uji nisi të bëhej rozë. Nuk mund të besoja dhe mendova se po ëndërroj, ishte e çuditshme” ka thënë 18-vjeçari Isaak për rastin.

Me të njoftuar Agjencinë e Ambientit, janë marrë mostrat nga uji dhe pas hulumtimeve, ka dalë se është një ngjyrë e padëmshme. /Telegrafi/

Exit mobile version