LAJMI I FUNDIT:

Nuk mposhtet Italia

Nuk mposhtet Italia

Kombëtarja e Holandës ishte skuadër më e mirë sesa Italia në takimin miqësor të të mërkurës mbrëma, por nuk arriti të fitojë. Ndeshja e zhvilluar në Amsterdam ArenA përfundoi me rezultat 1-1.

Takimi filloi ngadalë me një dominim të Tulipanëve, ndërkohë që Azzurrët u këndellën vonë.

Pas disa intervenimeve të mira, Gigi Buffon më në fund u mposht. Ishte anësori i PSV-së, Jeremain Lens, i cili shfrytëzoi një top të bllokuar nga Andrea Barzagli, për të shënuar golin e avantazhit (33’) që ishte goli i tij i pestë me fanellën e kombëtares.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë, italianët u përpoqën që ta barazonin rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit.

Holandezët e dominuan edhe fraksionin e dytë të lojës, mirëpo Azzurrët patën disa raste të mira në mbyllje të takimit dhe arritën ta shënojnë.

Marco Verratti e shënoi golin e barazimit në minutat shtesë (90’+2), pas asistimit të Alberto Gilardinos. /Telegrafi/