Arsenali nuk po arrin të këndellet, pas humbjes që pësoi nga West Ham United.
Gunners barazuan pa gola në udhëtim te Nottinghami në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Forest ia bënë përballjen e vështirë Arsenalit, duke i lejuar ta mbajnë topin, por ishin të pathyeshëm.
Të dyja skuadrat kishin shanse të mira shënimi, por që para kuadratit u mungoi konkretizimi.
Andaj, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta u dashtë të kënaqej me një pikë, ndërsa tani po i lejojnë Liverpoolin që shkojë sigurt drejt titullit.
Pas javës së 27-të, Arsenali është në vendin e dytë me 54 pikë, 13 pikë mbrapa Liverpooli, ndërsa në xhiron e 28-të takohet me Manchester United. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore