Site icon Telegrafi

Nuk ka poligami në Gjermani

Gjermania nuk do të njoh poligaminë apo martesat që përfshijnë të miturit, ka thënë ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas.

“Askush që vjen këtu nuk e posedon të drejtën për të vënë vlerat kulturore apo besimet fetare mbi ligjin tonë”, ka thënë Mass për Bild.

Në disa vende islamike, njerëzit lejohen që të marrin deri në katër gra, por në Gjermani poligamia është e ndaluar me ligj.

Shqetësimi rreth poligamisë dhe martesave të hershme është rritur kohët e fundit, pasi Gjermania ka marrë një numër rekord të emigrantëve, shumica nga vendet myslimane .

Ligji në Gjermani është i qartë: askush nuk lejohet të martohet me më shumë se një person në një kohë, dhe kjo përfshin edhe të ardhurit e fundit në vend .

Por, raportohet se në praktikë marrëdhëniet poligame shpesh tolerohen në heshtje. Për shembull, në qoftë se njeriu vdes, trashëgimia e tij mund të ndahet ndërmjet dy grave.

Por Maas, dëshiron që të ndalojë autoritetet të cilat e bëjnë një sy qorr në këto raste. ” Të gjithë duhet të veprojnë në përputhje me ligjin, pa marrë parasysh nëse ai është rritur këtu, ose sapo ka ardhur”, ka thënë ai. Kjo vlen njëherit edhe për martesat e detyruara dhe ato me të mitur.

“Ne nuk mund të tolerojmë martesat e detyruara, e sidomos nëse ato ndikojnë për vajzat nën moshën e lejuar”, ka theksuar Maas.

Bild raporton se vetëm shteti i Bavarisë ka regjistruar deri më tani 550 raste të nuseve në moshë të mitur nën 18 vjeç dhe 161 nën 16 vjeç, ndër azilkërkuesit të cilët kanë arritur në valën e fundit të migrimeve.

Në shumicën e rasteve, vajzat e reja ishin tashmë të martuara kur arritën në Gjermani.

Nuk ekziston ndonjë ligj i qartë i cili tregon se çfarë duhet të bëhet me të martuarat nën moshën e lejuar nga shtetet myslimane, dhe zyrtarët bëjnë gjykime nga rasti në rast.

Në Gjermani, mosha minimale për martesë është 18 vjeç, por është e mundur që të martohen edhe 16 dhe 17 vjeç, nëse familja jep leje dhe njëri prej tyre është së paku 18 vjeç.

Exit mobile version