Nuk ka pasur përparim në bisedimet e armëpushimit pavarësisht se Hamasi ka treguar “fleksibilitet”, sipas një anëtari të lartë të grupit.
Osama Hamdan tha se Benjamin Netanyahu po vendoste pengesa për arritjen e një marrëveshje dhe se ai “nuk është i interesuar” në lirimin e pengjeve izraelite, raporton skynews.
“Qeveria pushtuese është ende duke shmangur dhe negociatat janë bllokuar në një rreth vicioz”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bejrut.
Përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit, të mbështetura nga SHBA-ja deri më tani, kanë rezultuar të pafrytshme.
Kujtojmë se Hamasi kërkon t’i jepet fund ofensivës izraelite në Gaza ndërsa Izraeli preferon një marrëveshje për lirimin e të burgosurve për pengje, por është kundër përfundimit të luftës.
Ndryshe, Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv. /Telegrafi/