Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Huddersfield Town 0-3 Liverpool, Emre Can më i miri në fushë

(Foto: Getty Images)

Liverpooli ishte bindës në triumfin si mysafir i Huddersfield Town, për të forcuar pozitën e katërt në tabelë.

Skuadra mysafire bëri paraqitje shumë më të mirë dhe ka marrë notë të përgjithshme prej 7.25.

Nga ana tjetër, vendasit nuk mundën t’i bënin ballë të zgjedhurve të Jurgen Klopp dhe nota e përgjithshme e tyre është 6.15.

Lexo po ashtu Triumf bindës i Liverpoolit ndaj Huddersfieldit (Video)

Emre Can ishte më i miri te Liverpooli, por edhe në përgjithësi në ndeshje (9.2), i ndjekur nga Roberto Firmino (8.1).

Futbollistët e Huddersfieldit, Philip Billing (5.6) dhe Steve Mounie (5.6), ishin lojtarët më të dobët në këtë takim.

Florent Hadërgjonaj është vlerësuar me notën 6.4 që është notë relativisht e mirë te skuadra e tij kur kihet parasysh se nota më e lartë te Huddersfieldi ishte 6.6.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Huddersfield Town

 

Notat e lojtarëve të Liverpoolit

/Telegrafi/

Exit mobile version