LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do të përdorë të tri vaksinat, për të ndaluar COVID-19 që në fillim të vitit 2021

Norvegjia do të përdorë të tri vaksinat, për të ndaluar COVID-19 që në fillim të vitit 2021

Norvegjia ka në plan të përdorë tri vaksinat e zhvilluara nga Moderna, AstraZeneca, Pfizer dhe BioNTech në shtytjen e saj të parë për të inokuluar popullsinë e saj kundër COVID-19, tha të premten ministri i shëndetësisë i Norvegjisë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, në tremujorin e parë të viti 2021, Oslo pret të marrë një total prej 2.5 milionë dozash, duke mbuluar 1.25 milion njerëz – ose 23% të popullsisë, në pritje të miratimit të vaksinave nga rregullatorët evropianë.


Dozat do të mbulonin afërsisht 1.3 milion njerëz në Norvegji të cilët konsiderohen në grupe rreziku, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoeie, ndërsa 340 mijë personat shëndetësor në kontakt me pacientët do të duhet të presin.

Në Norvegji, njerëzit e parë që do ta marrin do të jenë banorët e shtëpive të kujdesit dhe ata “më të moshuarit” që jetojnë në shtëpi, të ndjekur nga njerëzit e moshës 65 vjeç ose më shumë plus të rriturit e rinj me kushte para-ekzistuese.

Norvegjia, si vend jo-anëtar i BE-së do të ketë qasje në disa prej vaksinave të marra nga Bashkimi Evropian falë Suedisë, një anëtare e BE-së që do të blejë më shumë sesa i nevojitet dhe t’i shesë ato në Norvegji, menjëherë pas Vitit të Ri.

“Deri në Pashkë, ne mund të jemi në një situatë krejtësisht të ndryshme nga sot”, tha Hoeie.

Oslo do të sigurojë vaksina falas dhe do t’i bëjë ato pjesë e programit kombëtar të vaksinimit të vendit.

Ndërkohë, të gjitha vendet në të gjithë botën po përpiqen të vaksinojnë njerëzit e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur kur vaksinat të bëhen të disponueshme dhe të vendosin se cilat grupe të popullsisë duhet t’i marrin ato më parë.

Ndryshe, numri i infeksioneve është ngadalësuar në javët e fundit pasi qeveria rivendosi kufizimet një muaj më parë.

Numri kumulativ 14-ditor i Norvegjisë i rasteve me COVID-19 për 100,000 banorë ishte 116.4 që nga e premtja, i katërti më i ulët në Evropë pas Islandës, Irlandës dhe Finlandës, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori