LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia rrit për 10 për qind prodhimin e gazit, i siguron Gjermanisë furnizim

Norvegjia rrit për 10 për qind prodhimin e gazit, i siguron Gjermanisë furnizim

Gjermania dhe Norvegjia do të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin energjetik. Por, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Störe nuk shikon aktualisht mundësi për të transportuar më shumë gaz drejt Gjermanisë dhe Evropës.

Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10 për qind, theksoi Störe pas një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Oslo.

“Aktualisht po furnizojmë maksimalisht sa mundemi. Ne nuk mund të vendosim politikisht, se tani do të furnizojmë më shumë”, thotë ai dhe nuk e vendos qeveria nëse prodhimi i gazit mund të zgjerohet.

Ky është vendim i ndërmarrjeve. Për një prodhim më të madh në Norvegji, duhet që të vihen në punë rezerva të tjera të gazit. Me këtë pas Katarit bie shpresa e Gjermanisë se mund të zëvendësojë shumë shpejt gazin rus.

Kancelari Scholz falënderoi Norvegjinë që “po shfrytëzon deri në limit” rezervat e gazit.

“Kjo është shumë e rëndësishme, që të zvogëlojmë varësinë nga gazi rus. Rëndësi ka premtimi i Oslos, që të ruajë nivelin e lartë të prodhimit, sepse edhe në vitin 2023 do të ketë nevoja të mëdha për gaz. Jo vetëm ky dimër është një sfidë e madhe për Gjermaninë. Edhe në vitin e ardhshëm duhet që të mbushen depozitat e gazit. Partneritetin tonë energjetik ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë”, tha Scholz.

Takim i Këshillit Ministerial të Veriut

Scholz mori pjesë në Oslo në takimin e Këshillit Ministerial të Veriut, ku krahas tij dhe Störe morën pjesë kryeministret e Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës. Temat kryesore ishin furnizimi me energji dhe gjendja e sigurisë.

Si kurrë më parë Norvegjia ofron gaz për Evropën dhe Gjermaninë. Furnizimet nga Norvegjia që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Në Gjermani pjesa e gazit norvegjez përbën tani 30 për qind të furnizimit, duke e kaluar kështu Rusinë. Nga Rusia aktualisht përmes ‘Nord Stream I’ vijnë rreth 20 për qind të sasisë së premtuar. Kurse BE-ja importon rreth 20 për qind të gazit nga Norvegjia.

Pas sulmit rus kundër Ukrainës, Ministria e Energjetikës në Oslo modifikoi licencat e nxjerrjes së gazit për fusha të gazit në mënyrë që të përftohej më shumë gaz. Por prodhimi dhe kapacitetet e gazsjellësve janë në përdorim maksimal.

“Për Norvegjinë tani bëhet fjalë që të shfrytëzojë burime të reja për të rritur më tej eksportet”, tha Störe.

Ky vend do ta furnizojë Gjermaninë edhe më tej me gaz të lëngshëm.

“Norvegjisë mund t’i besohet”, tha Scholz.

Vendet nordike dhe Gjermania do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen në fushën energjetike.

“Gjermania i hyri sfidës së madhe të përftojë energji të rigjenerueshme, por largimi nga energjitë fosile nuk do të jetë i lehtë dhe pa turbulenca”, përfundoi Stören.

Scholz viziton më tej Suedinë, ku do të bisedohet për zgjerimin verior të NATO-s. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori