Site icon Telegrafi

Normalizohet niveli i liqenit të Ohrit, arriti minimumin e lejuar

Sipas matjeve të fundit të Entit Hidro-Meteorologjik, niveli i liqenit të Ohrit është kthyer në minimumin e lejuar, pas rënies së tepërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë reaguan edhe organizatat joqeveritare ekologjike. Niveli i ujit është normalizuar pas mbylljes së portës së lumit Drini i Zi.

Edhe ELEM ka bërë të ditur se ”përshtatja e lëshimit të ujit të liqenit të Ohrit në lumin Drini i Zi në regjim të minimumit biologjik do të zbatohet në kohë të pacaktuar deri në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Ohrit”./Telegrafi/

Exit mobile version