Këngëtarja e njohura Nora Istrefi vazhdon të shquhet si njëra ndër këngëtaret më atraktive të estradës.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Të ardhurat nga muzika, kanë ndikuar që këngëtarja të bëjë një jetë mjaft luksoze.
Këtë më së miri e tregojnë edhe çmimet e shtrenjta të veshjeve të saj, ku duket se këngëtarja nuk e ka problem të shpenzojë shifra të larta në garderobë.
Në fotografinë e fundit që ajo ka hedhur në Instagram, Istrefi shfaqet veshur me një pallto të kushtueshme, vlera e së cilës shkon deri në 1415 euro.
Nora ka treguar gjithnjë se e adhuron modën, dhe mundohet gjithnjë që të shfaqet trendy. /Telegrafi/