Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka siguruar tashmë medaljen në Grand Prix Tbilisi 2019, pasi ka arritur në finale të kësaj gare.

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sportistja e vitit 2018 në Kosovë arriti të mposht në gjysmëfinale holandezen Sanne Verhagen.

Kështu, Nora ka siguruar tashmë medaljen në kategoria deri në 57 kilogramë, por synon të marr ta artën.

Ndryshe, për të arritur në finale, xhudistja pejane i fitoi tri gara radhazi. /Telegrafi/