Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Noizy, tashmë ka bërë zyrtare datën e lansimit të albumit të tij më të ri.
Ai ka njoftuar fansat se ky album do të publikohet i plotë më 3 prill në versionin ‘audio’, pasi ditë më parë tregoi se e ka të pamundur të xhirojë klipet në këtë situatë.
Albumi po ashtu mban titullin “Epoka”dhe tani Rigels Rajku ka sjell një portret të tij në llogarinë zyrtare, Instagram.
“Albumi EPOKA 03/PRILL”, ka shkruar krahas fotos ai.
Ky është albumi i tetë i Noizyt, i cili vjen pas atij “Zin City” që e solli në vitin 2016.
Më poshtë ju sjellim një listë me albumet e reperit shqiptar:
1.Noizy – Pak me Ndryshe (2009)
2.Noizy – Most Wanted (Mixtape) (2010)
3.Noizy – Living Your Dream (2011)
4.Noizy – Do You Remember Me? (2012)
5.Noizy – The Hardest In The Market (2014)
6.Noizy – The Leader (2014)
7.Noizy – Zin City (2016)
8.Noizy – Epoka (2019)
/Telegrafi/