LAJMI I FUNDIT:

Nobelisti Shiller: Investitorët të kenë kujdes, tregu i aksioneve mund të shembët

Nobelisti Shiller: Investitorët të kenë kujdes, tregu i aksioneve mund të shembët

Fituesi i Çmimit Nobel në Ekonomi, Robert Shiller ka thënë se pandemia COVID-19 dhe zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë rritur frikën e investitorëve.

Megjithatë, sipas tij besimi i investitorëve në treg është i ulët, çmimet e aksioneve po tregtohen në nivele shumë të larta.

“Ky kombinim i paqëndrueshëm nuk do të thotë që do të ndodhë një përplasje, por sugjeron që rreziku i një prej tyre është relativisht i lartë. Kjo është një kohë për të qenë të kujdesshëm”, paralajmëroi ai në një artikull në New York Times.

Ekonomisti i Universitetit të Yales, ka zhvilluar disa indekse të besimit të tregut të aksioneve gjatë karrierës së tij.

Ai tha se shumë prej tyre po demonstrojnë se investitorët janë më nervozë se kurrë në lidhje me tregun e aksioneve.

Shiller u tha investitorëve që të diversifikohen në klasat e aseteve dhe të mos ekspozohen shumë ndaj aksioneve amerikane për t’u përgatitur për periudhën në vijim. /Telegrafi/