LAJMI I FUNDIT:

Njujorkezët do të gjobiten për mos mbajtje të maskave

Njujorkezët do të gjobiten për mos mbajtje të maskave

Nga sot njerëzit në qytetin e New Yorkut do të gjobiten nëse refuzojnë të mbajnë maska, thotë kryetari Bill de Blasio.

Zyrtarët së pari do të ofrojnë maska falas për këdo që nuk mban një. Nëse personi e refuzon, atëherë ata do të gjobiten. De Blasio nuk specifikoi sa do të jetë gjoba, raporton BBC.


Ai gjithashtu thotë se niveli pozitiv i testeve COVID-19 ishte më i lartë se 3 për qind “për herë të parë në disa muaj”.

“Padyshim që të gjithë janë të shqetësuar për këtë,” thotë ai. “Kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta adresuar problemin”.

Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square
Lexo po ashtu Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square

Qyteti i New Yorkut ishte epiqendra e shpërthimit të virusit në SHBA, gjatë valës së parë të virusit në vend.

Ndryshe, 248 mijë raste janë konfirmuar në këtë qytet gjersa kanë ndërruar jetë 23810 persona. /Telegrafi/