Gjykata Themelore, Departamenti për çështje Ekonomike në Prishtinë, në procedurën e falimentimit, përmes aktvendimit II.L. 2/16, në seancën e datës 08.02.2019, ka vendosur për shitjen e aseteve të shoqërisë Coresteel sh.p.k., me numër të regjistrimit të biznesit 70758695 dhe ka udhëzuar administratorin e falimentimit ta organizojë shitjen përmes ankandit publik.

Objekti i ankandit: Asetet e shoqërisë Coresteel sh.p.k., NRB 70758695

Përshkrimi i objektit: Asetet e shoqërisë Coresteel sh.p.k., me seli në Stacioni i Trenit, Vushtrri (Fabrika e llamarinës, ish-Llamkos). Shoqëria ka në pronësi tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit si dhe makineri e pajisje.

Çmimi minimal: 4.800.000,00 euro (me fjalë: Katër milionë e tetëqind mijë euro)

Termini dhe vendi: Ankandi do të zhvillohet më datë 15.04.2019, duke filluar nga ora 10:00. Vendi i ankandit to t’i kumtohet ofertuesve te parakualifikuar.

Vërejtje me rëndësi: Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në ankand duhet të parakualifikohen së paku 7 ditë para datës së ankandit, duke dorëzuar dokumente personale ose të shoqërisë dhe ta paguajnë depozitën për pjesëmarrje ne ankand të caktuar nga administratori. Kërkesat për dokumente për pjesëmarrje në ankand duhet të bëhen me shkrim tek administratori i falimentimit Virtyt Ibrahimaga, deri më 04.04.2019 ne: e-mailin: insol@lawfirm-vi.com. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar