Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Vlera e parashikuar e kontratës 382.836,00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj duke filluar nga muaji pasues i nënshkrimit të kontratës me mundësi zgjatjeje tremujore.
Qendra Administrative e Intendencës në Kosovë, njofton kompanitë e interesuara se është qëllimi i forcës intervenuese italiane (ITALFOR) që të vazhdojë me caktimin e shërbimit të marrjes me qira të veturave pa shofer për plotësimin e nevojave të lëvizshmërisë së Komponentëve/Njësive të saj, në mënyrën dhe kushtet e treguara më poshtë.
Karakteristikat e automjeteve
Kontingjenti italian ka nevojë për të paktën:
2 (dy) mjete komerciale për transportin e personave të kategorisë SUV të klasit “Premium”, të quajtura Grupi “A”;
36 (tridhjetë e gjashtë) automjete komerciale për transportin e njerëzve (Sedan me 3 vëllime/Pick-up/SUV/ kompakt Crossover), nga të cilat të paktën nr. 3 të tipit pick-up, i quajtur Grupi “B”;
3 (tre) mjete komerciale furgona të mbyllur për transportin e materialeve, të quajtura Grupi “C”;
2 (dy) mjete komerciale për transport kolektiv për të paktën 15 persona, tip minibus, të quajtur Grupi “D”;
3 (tre) mjete komerciale të kombinuara për transport të përzier materialesh dhe njerëzish deri në 9 vende, të quajtura Grupi “E”.
Shërbimet ndihmëse të detyrueshme
Shërbimet e cekura më poshtë duhet të kuptohen si të përfshira në tarifën mujore të shërbimit të qirasë:
-Mirëmbajtje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, të nevojshme për funksionimin perfekt të mjetit;
-Kontrolli periodik i mjetit;
-Asistencë rrugore me ndërrimin e automjeteve në të gjithë zonën e interesit operativ (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë);
-Ndërrimin (me çmontim dhe montim) të gomave normale dhe dimërore;
-Pajisjet në bord (fikës zjarri, xhaketë me shikueshmëri të lartë, set i mundshëm i fryrjes se gomave në mungesë të një rrote rezervë, trekëndësh paralajmërues);
-Disponueshmëria e menjëhershme e mjetit zëvendësues, në rast të mosfunksionimit të mjetit të marrë me qira;
-Menaxhimin e plotë të praktikave administrative dhe tatimore;
-Mbulim sigurimi gjithëpërfshirës (lloji “kasko”), për mbulimin total në rast aksidenti rrugor ose dëmtimi të mjetit;
-Menaxhimin administrativ dhe procedural të dëmeve;
-Caktimi i një personi kontaktues të dedikuar për çdo esigjencë, qoftë operacionale apo administrative në lidhje me kontratën dhe menaxhimin e shërbimit.
Dorëzimi i automjetit
Dorëzimi i automjeteve duhet të bëhet në selinë e kontingjentit, saktësishtë pranë bazave Camp Villaggio Italia (CVI) në Belo Polje – Pejë dhe Camp Film City (CFC) në Prishtinë, varësisht nga njësia që merr automjetin me qira.
Kërkesat për pjesëmarrje
Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurën e garës:
a) Përshtatshmëria profesionale:
-Të jenë të regjistruara në listën e Ndërmarrjeve të autorizuara për ushtrimin profesional të veprimtarisë ekonomike për të cilën thirret procedura (shërbimi i automjeteve me qira) (te regjistruara prane ARBK-se);
-Të mos kenë shkaktuar një ose më teper nga arsyet e mëposhtme, e që qojne në përjashtim:
-Të ketë kryer, qoftë përmes organeve të saj korporative, shkelje të rënda në çështjet penale, civile dhe administrative,shkelje të rënda profesionale, në gjendje falimentimi, likuidimi gjyqësor ose te detyrueshëm ose marrëveshje me kreditorët.
b) Aftësi tekniko-profesionale:
Të ketë kryer pa dëm në tre vitet paraprake, për të paktën një vit radhazi, një shërbim të ngjashëm në favor të autoriteteve/organeve publike shtetërore dhe lokale, organeve ushtarake dhe/ose policore, organizatave ndërkombëtare, forcave të ndërhyrjes që veprojnë në kontekst të misioneve NATO/BE.
c) Kapaciteti ekonomiko-financiar:
-Të ketë arritur në periudhën trivjeqare, paraardhëse te ketij njoftimi për manifestim interesi,
-Një xhiro totale specifike minimale (për ushtrimin e të njëjtit aktivitet) prej të paktën 500.000,00 €.
-Kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë zotërimin e kërkesave të sipërpërmendura ne momentin kur shprehin interesin duke paraqitur certifikatën/dokumentacionin e duhur provues.
Kriteri i përzgjedhjes
Kriteri i përzgjedhjes së shërbimit është ai i ofertës ekonomikisht më të favorshme, qe do te identifikohet në bazë të raportit më të mirë cilësi/çmim. Për këtë, ofertës ekonomike (çmimit) do t’i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësia e shërbimit të ofruar) do t’i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.
Kushtet dhe regullat për shprehjen e interesit
Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurë deri në ora 16.00 të dates 04 prill, duke dërguar një komunikim të shkurtër në adresën pasuese të e-mailit: kfor.acquisti@gmail.com
E-mali duhet te permbaj tekstin e mëposhtëm:
“Me anë të ketij njoftimi, komunikojmë interesin formal të Ndërmarrjes
1.Për pjesëmarrje në procedurën e garës të nisur për shërbimin e makinave me qira pa shofer, që do të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Ftesa për procedurën e garës mund të dërgohet në adresën e mëposhtme të emailit.
2.Numri i telefonit i personit kontaktues të kompanisë, të cilit mundë ti kerkojme informata shtesë të nevojshme
Shënim për përpilim:
-tregoni emrin e Kompanisë dhe kodin fiskal të së njejtes;
-tregoni adresën e postës elektronike në të cilën dëshironi të merrni ftesën për të paraqitur ofertën;
-tregoni numrin e telefonit të personit kontaktues të kompanisë.
E-mailit të lartpërmendur duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni pasues:
– çertifikata e regjistrimit të biznesit pranë ARBK-së në kuader të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;
– çertifikatën e rregullshmerisë tatimore të leshuar nga ATK-ja (Vertetimin tatimor);
Gjuhët e perdorura:
italisht/shqip
Shënime të përgjithshme
Në pritje te rezultatit nga nje publikim i tillë, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën të ftojë operatorët ekonomikë të cilet veq jane në regjistrin tonë, të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje të qartë si rrjedhojë e kesaj kërkese.
Përgjegjës për procedurën e perzgjedhjes:
Nënkolonel Com. Francesco PARENTE (cai-csa@kfor.esercito.difesa.it).
Detajet e kontaktit për çdo kërkesë dhe sqarim:
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tesla në bisedime për të ndërtuar një fabrikë të re në një vend evropian

Prodhuesi i veturave elektrike Lordstown planifikon të padisë Foxconn

Mercedes bëhet prodhuesi i parë që merr miratimin nga Kalifornia për shitjen e makinave me drejtim autonom të Nivelit 3

"Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë": Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Volvo ka lansuar SUV-in e saj të vogël plotësisht elektrik EX30 që ka një çmim të përballueshëm

Një tjetër klasik i automobilave po del në pension

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse